Të dhënat tuaja personale do të përdoren për të përpunuar porosinë tuaj, për të mbështetur përvojën tuaj në këtë faqe interneti dhe për qëllime të tjera të përshkruara në privacy policy.
Termet dhe Kushtet e Përdorimit – SCUTA Store SH.P.K.
1. Informata të Përgjithshme
Këto Terme dhe Kushte rregullojnë përdorimin e faqes sonë të internetit www.scuta.store, operuar nga SCUTA Store SH.P.K., me seli në Bregu i Diellit, Xheladin Rekaliu, p.n., me numër të biznesit 812193572, regjistruar në Republikën e Kosovës.
Përdorimi i kësaj faqe nënkupton pajtimin tuaj me këto kushte.
2. Produktet dhe Dorëzimi
Ne ofrojmë kode digjitale (CD Keys) për lojëra dhe produkte të ngjashme, të cilat dërgohen menjëherë përmes emailit pas përfundimit të pagesës. Nuk ofrojmë modele abonimesh apo pagesa periodike.
3. Llogaria e Përdoruesit
Për të blerë produkte në SCUTA Store, përdoruesit duhet të krijojnë një llogari. Nuk ka kufizim moshe për krijimin e një llogarie. Pas blerjes, kodi është në pronësi të plotë të përdoruesit dhe mund të përdoret apo shpërndahet sipas dëshirës.
4. Pagesat
Për të respektuar rregullat fiskale të Republikës së Kosovës, ne aplikojmë tatimin në vlerën e shtuar (TVSH) për blerësit që gjenden në territorin e Kosovës.
Ne pranojmë të gjitha llojet e kartelave bankare, përfshirë edhe opsionin OneFor. Pagesat përpunohen menjëherë përmes partnerëve tanë të autorizuar të procesimit të pagesave: ProCredit Bank Kosova për kartela bankare dhe OneFor për kartelat OneFor. Ne nuk ruajmë të dhënat tuaja të pagesës; të gjitha pagesat menaxhohen në mënyrë të sigurt nga ofruesit përkatës.
Sistemi ynë përdor teknologji të gjeolokacionit për të përcaktuar automatikisht vendndodhjen e përdoruesit dhe për të vendosur paraprakisht shtetin në formularin e faturimit. Përputhshmëria mes vendit të deklaruar në të dhënat e faturimit dhe vendit të vërtetë të kartelës së pagesës është jashtë kontrollit të SCUTA Store SH.P.K. dhe mbetet përgjegjësi ekskluzive e përdoruesit.
Nëse përdoruesi deklaron një vendndodhje të pasaktë me qëllim të shmangies së TVSH-së, SCUTA Store SH.P.K. nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë veprim. Të gjitha të dhënat e disponueshme të blerjes ruhen si dhe IP adresa në momentin e blerjes dhe, nëse kërkohen nga autoritetet fiskale apo ligjore, mund të ndahen për hetime të mëtejshme.
5. Kthimet dhe Ankesat
Nëse një kod nuk funksionon, përdoruesi duhet të na kontaktojë përmes formularit të raportimit në këtë link:
👉 https://scuta.store/report-a-problem/
Secili rast shqyrtohet individualisht dhe, nëse verifikohet problemi, do të ofrohet zëvendësim.
6. Kufizime Rajonale
Disa produkte mund të jenë të kufizuara për përdorim në rajone apo shtete specifike. Ky informacion është i shënuar qartë si sticker në përshkrimin dhe kopertinen e çdo produkti. Ju lutemi verifikoni këtë para se të blini.
7. Privatësia dhe Të Dhënat
Ne përdorim vetëm Google Analytics për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Gjithashtu përdorim të dhënat e nevojshme për arsye promocionale si Newsletter apo email kampanja të tjera. Nuk ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta. Për më shumë detaje, ju lutemi lexoni Politikën tonë të Privatësisë.
8. Pronësia Intelektuale
Të gjitha materialet në këtë faqe (logo, dizajni, përmbajtja) janë pronë e SCUTA Store SH.P.K. Nuk lejohet përdorimi, riprodhimi apo shpërndarja e tyre pa leje me shkrim. Përdorimi i brendit tonë për qëllime tregtare, shitje apo streaming është i ndaluar.
9. Ndryshimet e Kushteve
Ne rezervojmë të drejtën të ndryshojmë këto Terme dhe Kushte në çdo kohë. Përdoruesit do të njoftohen përmes newsletter-it për çdo ndryshim të rëndësishëm.
10. Ligji në Fuqi
Këto Terme dhe Kushte janë të rregulluara nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Update i fundit: 28.04.2025 SCUTA Store SH.P.K.